DURRËS- Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të kryejë një grabitje ditën e stome në një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në lagjen nr.1 të Durrësit e njohur ndryshe si zona e Vollgës.
Punonjësit kanë arritur të pikasnin personin e armatosur dhe nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe më pas hajduti i ka parë ata dhe është larguar me shpejtësi nga pika e këmbimit valutor. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe kërkimet për personin.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.