Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi vëllain e saj 15-vjeçar, arrestohet autori i krimit të rëndë në Ferizaj

0

Është arrestuar autori i krimit të rëndë të ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku një grua u qëllua për vdekje me armë.

Mësohet se ish-bashkëshorti i 21-vjeçares Erona Cokli u arrestua në përpjekje për tu arratisur, pas krimit.

Ai e qëlloi të renë me armë zjarri pa Qendrës për Punë Sociale, teksa ajo ishte me të vëllain.

Edhe ai, vetëm 15-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet identiteti i autorit të ngjarjes apo dhe shkaku që solli këtë krim të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu