Ka nisur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, ku presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një fjalim.
Në fjalën e tij, Vuçiç tha se serbët e Kosovës po cënohen dhe se dhuna ndaj serbëve në veri është e vazhdueshme. Gjithashtu ai foli edhe për çështjen e dinarit, për të cilën tha se të gjithë serbët e kanë të pamundur të marrin pensionet e tyre dhe se institucionet po përballen me problematika të mëdha që janë vendosur nga regjimi i Kurtit.
“Jetesa për komunitetin serb në veri të Kosovës është bërë e pamundur. Ka një presion të vazhdueshëm kundrejt qytetarëve serbë. Persekutimi i tyre nga qeverisja e vetme në Kosovë, më duhet të kujtoj që Kurti po persekuton serbët.”, ka thënë Vuçiç.