Elbasan/ Arrestohet korçari që aksidentoi këmbësoren te unaza e qytetit

0

Arrestohet korçari që aksidentoi këmbësoren te unaza e qytetit Elbasan.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K. 48 vjeç, banues në Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin A. H., 37 vjeçe, i cila është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu