Në shtëpinë e Big Brother Vip nuk mungojnë kurrë debatet dhe situatat e nxehta. Debati i Meritonit me Heidin i cili ka nisur që mbrëmjen e djeshme pas prime, ka vazhduar dhe ditën e sotme të komentohet jo vetëm nga dyshja por dhe nga banorët e tjerë.
Në një moment kur Heidi ishte në kuzhinë Meritoni afrohet tek Heidi për t’a pyetur në lidhje me situatën e krijuar. Sapo i afrohet Meritoni pyet Heidin se çfarë i ka bërë ai që ajo sillet keq me të. Ndërkohë Heidi i është përgjigjur me ironi duke i përmbledhur të gjitha situatat kur Meritoni e ka bërë të ndihet keq.
Sipas Heidit, Meritoni ka vepruar në mënyrë të gabuar kur ai e ka vënë në pozitë me Romeon, kur ai i ka përdorur punën jashtë, kur i ka përdorur situatat, kur i ka kërkuar të shkojnë në tualet bashkë.
Gjithashtu Heidi i thotë që situatën e djeshme ai e dinte që nuk ishte e qëllimshme për të por për të goditur Eglën. Meritoni këtë fakt nuk e ka pranuar pasi i ka thënë se ato të dyja u tallën me të gjithashtu edhe qeshën.
Pjesë e debatit:
Meritoni: “O Heidi çfarë të kam bërë një gjë të keqe?”
Heidi: “Asgjë mo Meriton, më ke përdorur të gjithë botën e gjërave, më kë vënë në siklet më Romeon, më ke përdorur punën nga jashtë yhyyyy sa e gjatë është lista o Meriton”
Heidi: “ Edhe tani e rënë në qafë është ti e di që unë s’ta thashë ty zhigolo se nuk është pjesë e fjalorit tim, unë po godisja atë ti e more e përdore si situatë të më biesh mua”
Meritoni: “ E keqja është që ti e kthen që do të godasësh atë kur ju të dyja u tallët me mua duke qeshur”.