Vrasje e mbetur në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Milano

0

MILANO- Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagt e policsë në Milano. Bëhet me dije se shqiptari është arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Siç raportohet 49-vjeçari gjatë një tentative grabitje më 4 maj në via Costantino Baroni ka qëlluar me armë zjarri dhe ka pagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij.

Ndërkohë që pronari po bënte mbylljen e dyqanit 49-vjeçari hyri brenda dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore. Pasi i ka plagosur babë e bijë, ai mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Tendencat e tij për grabitja kanë vazhduar përsëri ku me 6 maj tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh. Shqiptari në grabitjen e rradhës ishte i armatosur me armë, por dështoi. Ndërsa në momentin e arrestimit iu sekuestruan një pistoletë, plumba, një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu