Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12: 00 në tunelin e Krrabës nga Tirana për në Elbasan.
Sipas raportimeve ngjarja ka sjellë bllokimin e rrugës dhe krijuar një rradhë të gjatë makinash. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarrin ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vend ngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët e makinës.