DURRËS- Një 24-vjeçar është paraqitur në spitalin e Durrësit, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në njoftimin e Policisë thuhet se është plagosur me armë në afërsi të banesës së tij në Shënalash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Durrës/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.