Aksident në Vlorë-Zvërnec, plagoset drejtuesi 17-vjeçar bashkë me pasagjeren

0

Një aksident më pasojë dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Vlorë-Zvërnec.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40,  ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu