Dy shtetas dëmtohen gjatë punës, nis procedimi ​për administratorët

0

Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë, për 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasit:

R. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve;

V. H., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë punës në kompaninë për përpunimin e metaleve, që administron 55-vjeçari, është demtuar aksidentalisht, në dorë, punonjësi i kompanisë, shtetasi P. M., 54 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu