EURO 2024/ Sylvinho: Lojtarët janë në formë për Europianin, kam një listë pritje-je

0

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

“Këtu është një atmosferë e mirë. E kemi ndjerë publikun afër nesh. Kemi gati Seferin që luajti ndeshje së fundmi me datën 21, iu bashkua grupit në Austri. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024, për finalet. Ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivim

Historia e turnet dihet, është turne dinamik. Ne po shkojmë në këtë drejtim. Ne kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme. Rëndësi ka për stafin teknik që të menaxhojë grupin. Unë mendoj që sa i takon formës fizike, situata është e mirë, ata mund të përballojnë Europianin. Gjith grupi ka karikimin e duhur. Euro 2024 është turne i rëndësishëm. Ka listë pritje-je për këto situata,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu