Shpallet “11-shja më e mirë” e Champions League, UEFA anashkalon Mbappe!

0

ZVICER – Tani që Champions League ka përfunduar, me kurorëzimin e Real Madridit të shtunën në mbrëmje kundër Dortmundit, UEFA mund të kalojë në trofetë individualë.

Shtëpia e futbollit evropian ka vendosur të nxjerrë në pah Vinicius Junior, si “Lojtarin më të mire” të garës, por edhe Jude Bellingham që merr titullin e lojtarit të ri më të mirë.

Por UEFA ka ndërtuar edhe skuadrën e saj tipike për kompeticionin, ku surpriza është mungesa e Kylian Mbappe, vend i cili i është rezervuar golashënuesit në këtë Champions League, anglezit Harry Kane.

Ja dhe njëmbëdhjetëshi tipik i Champions League: Kobel – Carvajal, Rudiger, Hummels, Maatsen – Sabitzer, Vitinha, Bellingham – Foden, Kane, Vinicius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu