Ekskluzive/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete (FOTO)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, në zonën e Rubikut, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një furgon mallrash tip “Ford”.

Fotot e siguruara nga Infoweb Media tregojnë dëme të konsiderueshme në të dy mjetet.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Sipas informacioneve të para, shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor po punon intensivisht për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti.

Informacione të mëtejshme pritet të bëhen të ditura në vazhdim. /Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu