Brian Doye është babai i dy fëmijëve me të cilët ka abuzuar me to që fëmijë e deri në adoleshencë. Për komunitetin ky person ishte një njeri me vlera të larta gjithashtu ishte zjarrfikës i lartë në Brigatën e Zjarrfikësve të Londrës. Ai ishte planifikuar të ishte një këshilltar dhe e paraqiste veten si kujdestar.
Por askush nuk e dinte që ky njeri “me vlera” drejtonte shtëpinë “e tmerreve”. Doye abuzonte dy fëmijët e tij që në vitin 1970.
Abuzimi i tyre ndali në momentin kur ata mbushën 16 dhe 18 vjeç dhe u larguan nga shtëpia. Gay Melrose dhe Mark Doye nuk e panë më babain e tyre deri në momentin që u ballafaquan në gjykatë. Në prill të këtij viti dy fëmijët e tij deklaruan para gjykatës që babi i tyre kishte abuzuar me ta.
Në 2021 pas gati pesë dekadash pas abuzimit një tjetër viktimë e Brian Doye ka denoncuar në polici abuzimin e tij. Pas këtij rasti policia ka ftuar Gayn dhe Markun të cilët edhe ata e kishin denoncuar babin e tyre për tëë dëshmuar në lidhje abuzimin “horror”.
Fëmijët treguan para gjykatës se ndiheshin fajtorë që nuk e kanë raportuar ngjarjen më herët dhe dyshonin gjithashtu për viktima të tjera. Brian Doye është dënuar me 28 vite burg për 27 veprat e tij abuzive që do të thotë se babai abuzues do të presë vdekjen në burg.
Fëmijët e tij janë shprehur se këtë gjë e bëjnë të gjithë baballarët dhe në një nga deklaratat e njëtrit prej tyre thuhet se Gay ka parë babin e tij duke përdhunuar Markun në pushimet e tyre familjare kur ai ishte 6 vjeç. Gay ka deklaruar se babi i saj i linte shënim në jastëk që do t’a vizitonte çdo natë dhe do t’a vriste nëse tregonte, gjithashtu u shpres se Marku dhunohej edhe fizikisht çdo ditë nga babai.