ZVICER – Pas 11 ditësh, Shqipëria do të nisë ‘aventurën’ e saj në “Euro 2024”, teksa më 15 qershor, në orën 21:00, në Dortmund do të përballet me Italinë, ndeshje e vlefshme kjo për Grupn B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja dhe Kroacia.
Kuqezinjtë do të kërkojë të bëjë një paraqitje të denjë për pritshmërinë që kanë krijuar pas në fazës kualifikuese, që e mbylli si e para në grupin e saj. Gjithsesi, në Europian gjithçka do të jetë pak më ndryshe, edhe për faktin se kuqezinjtë kanë rënë në “grupin e ferrit”, siç cilësohet nga të gjithë, Grupi B.
Para fillimit të turneut, parashikimin si mund të jetë turneu i Shqipërisë, e ka bërë edhe superkompjuteri i gjigantit të statistikave, “OPTA”.
Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar 10 mijë herë i gjithë turneu dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij, sigurisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë në çdo përllogaritje.
Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve.
Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6.
Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet.
Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024.