Sot është një ditë e gëzuar për Sali Berishën, pasi gjykata e Apelit të Tiranës i ka kthyer atij vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Berisha nuk e fshehu entuziazmin, duke lavdëruar edhe trupën gjykuese që dha vendimin, ndërsa jo më pak se tre vite më parë, gjykatësja që sot i “dhuroi” vulën ishte pikërisht nën sulmet e Berishës.
Megjithatë festës së vulës sot iu bashkuan edhe fëmijët e tij, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi u panë mes dhjetra mbështetësve te rruga “Mustafa Matohiti”.
Sakaq, dhëndri i tij dhe bashkëvuajtësi i masës “arrest në shtëpi”, Jamarbër Malltezi është kujdesur që ta memorizojë duke e filmuar me telefon fjalimin e Berishës.