Arrestohen 10 shqiptarët në Itali të akuzuar për trafik droge

0

Janë arrestuar dhjetë shqiptarë në Itali pasi janë akuzuar për trafikim të lvndëve narkotike në zonën e Varresës. Hetimet për të dyshuarit kanë nisur që në vjeshtën e vitit të kaluar. Stafi i seksionit tv drogës u njftua për një shqiptar i cili shpërndante drogë në këtë zonë. Ai u vu në pranga dhe më pas iu sekuestruan doza droge të ndara në qese të vogla gati për shpërndarje.

Hetimi u përshpejtua kur pak ditë më vonë si shkak i një aksidenti ku u përfshi mjeti që drejtohej nga shqiptari. Një bashkëatdhetar i tij i erdhi në ndihmë. Ai u bë i njohur për përfshirjen e tij në trafikun e drogës në këtë zonë.

Nga hetimet e autoriteteve, koordinuar nga Prokuroria Publike e Vareses, u zbuluan banesa dhe garazhe të regjistruara për palët e treta, por që i atribuohen shqiptarit dhe vëllait të tij, të cilët në përfundim të hetimeve u konstatuan se ishin organizatorët e trafikut të paligjshëm, shkruajnë mediat italiane.

Dy vëllezërit shqiptarë sillnin në Itali bashkatdhetarë të rinj, të cilët hynin në territorin kombëtar me vizë të rregullt turistike, dhe u jepenin makina, drogë, celularë dhe shtëpi të regjistruara në mënyrë fiktive, duke i paguar shumën prej 5 euro për secilën dozë të shitur.

Të angazhuarit e trafikut në zonë mund t’i përgjonin dhe identifikonin të gjithë blerësit përmes celularëve. Ata kishin organizuar një “dhomë operacioni” të vërtetë në një apartament ku njëri prej të rinjve, pa dalë kurrë nga shtëpia, merrte të gjitha kërkesat për drogë nga blerësit, ekskluzivisht përmes WhatsApp, raunde të plota adresash për shitësit e rrugëve, përmes platformave të tjera sociale më anonime. Vëllezërit në mënyrë paralele kishin organizuar edhe lëvizjen e sasive më të mëdha të drogës jashtë provincës, duke përdorur gjithmonë si drejtues bashkatdhetarët6.

Gjatë gjithë aktivitetit, i cili zgjati afërsisht 6 muaj, u arrestuan dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit dhe u sekuestruan 1 kilogram kokainë dhe 4 kilogramë hashash, disa prej të cilave tashmë ishin ndarë në qindra doza të vetme. Sasi nga droga u gjet edhe në pyll, ku trafikantët kishin fshehur lëndën narkotike të gatshme për shitje, për ta pasur gati për përdorim dhe për të mos u gjetur në posedim të shumë dozave në rast kontrolli nga policia.

Gjithashtu pas disa kontrolleve janë sekuestruar edhe 50 mijë euro. U zbulua se grupi sa herë që një nga trafikantët zbulohej nga policia, e kthente menjëherë në Shqipëri për të mos cenuar funksionimin e trafikut, duke e zëvendësuar me një bashkatdhetar të ri të rekrutuar edhe në Ballkan.

Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë mënyrë që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza të shitura çdo muaj me një kosto mesatare prej 50 euro secila. Gjatë ekzekutimit të urdhërarresteve u sekuestruan rreth 50.000 euro para të gatshme, që mendohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme, 7.4 kg marijuanë si dhe 6 armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu