Demiral provokon një konflikt diplomatik: Turqia thërret ambasadorin gjerman

0

GJERMANI – Turqia thirri ambasadorin gjerman në Ankara të mërkurën për të protestuar ndaj komenteve të një ministreje gjermane, pas hapjes së një hetimi nga UEFA për një gjest të diskutueshëm të mbrojtësit turk Merih Demiral, gjatë një ndeshjeje të Euro 2024, tha për AFP një burim diplomatik turk.

“Ambasadori gjerman në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar këtë çështje”, tha burimi në kushte anonimiteti.

UEFA njoftoi të mërkurën se po hapte një hetim për “sjelljen e mundshme të papërshtatshme” të Merih Demiral, i cili bëri gjestin “Ujqërit gri”, një shenjë simbolike e një grupi të ekstremit të djathtë turk, pasi shënoi një gol në fitoren e së martës Austrisë (2-1) në xhiron e 16-të të Euro 2024, ku ai shënoi dy gola.

“Përdorimi i Euro 2024 si një platformë për racizmin është krejtësisht i papranueshëm. Shpresojmë që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet”, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, duke shtuar se “simboli i ekstremit të djathtë turk nuk ka vend në stadiumet tona”.

Të mërkurën, disa ministra turq i dhanë mbështetjen e tyre lojtarit, i cili kishte mbrojtur gjestin e tij pas ndeshjes së së martës, duke u shprehur se ishte “shumë i lumtur” me festën e tij dhe duke evokuar “krenarinë e të qenit turk”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu