Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë në vend 35-vjeçari

0

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu