E qëlloi me thikë ish burri i bashkëjetueses, ndërron jetë 23 vjeçari në Fier

0

 

Një ngjarje e rëndë u regjitrua mbrëmjen e së premtes në Fier ku një konflikt i çastit la pas një viktimë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se autori i dyshuar i ngjarjes i cili është dhe Xhuliano Miho rezulton se ka është përplasur me bashkëjetuesin e ish bashkëshortes së tij.

Shkak per vrasjen e te riut sipas burimeve policore eahte bere divorci mes autorit dhe bashkeshortes me te cilen ka dy femije. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkejtonte me 23 vjecarin Xhimi Bakaj. Autori e ka takuar ne rruge vitkimen dhe pas nje debati e ka qelluar tre here me thike.
Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu