GJERMANI– Euro 2024 ka mbyllur fazën çerekfinale të saj. Spanja, Franca, Anglia dhe Holanda ia kanë dalë të sigurojnë vendet e tyre në këtë turne.
Tashmë është mësuar edhe formacioni më i mirë i fazës çerekfinales. Kështu në 11-she nuk ka vend për Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Lamine Yamal apo Nico Williams.
Të tjerë lojtarë kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre duke siguruar kështu nga një fanellë titullari në formacionin më të mirë. Dani Olmo është gjithashtu lojtari që ka marrë edhe notën më të mirë. Nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 9.
Në total deri në këtë fazë të Europianit, janë shënuar 108 gola deri më tani, ku 9 janë autogola.
8 gola u shënuan në 4 takimet çerekfinale, për të ruajtur ecurinë prej mbi 2.2 golash për ndeshje. Formë e mirë nga skuadrat, por që gjithsesi shifrat mbeten shumë larg nga ato të regjistruar në edicionin e shkuar.
Në Euro2020, u realizuan në total 142 gola, 34 gola më shumë se aktualisht, kuotë që është utopike për tu arritur kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund. Për herë të dytë në historinë e Kampionatit Europian të paktën 3 ndeshje kërkuan shtesat, madje edhe penalltitë në dy raste për të mësuar skuadrën gjysmëfinaliste.
Hera e parë që ndodhi ishte në vitin 2008, ku në fund ishte Spanja ajo që ngriti lart trofeun. Iberikët janë sërish në garë, teksa do të synojnë të fitojnë për herë të katërt në histori Europianin. Në total janë 6 trofet kontinental mes 4 përfaqësueseve, me Spanjën që kryeson me 3, ndjekur nga Franca me 2 dhe Holanda me 1.
Tulipanët kanë në radhët e saj edhe sulmuesin më të mirë të turneut, Gakpo me 3 gola. Ndërkaq, Anglia kërkon titullin e parë, për të shlyer edhe atë dështim të tre viteve më parë kundër Italisë.