DURRËS- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe më pas për pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Sipas raportimeve drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është është përplasur me një pemë. Por mjeti nuk është ndalur nga përplasja me pemën ku më pas ka goditur edhe dhe shtyllën e ndriçimit. Fatmirëisht raportohet se ka vetëm dëme materiale të automjetit “Opel”.