Nesër në orën 8:30 Partia Socialiste do te mbledhë kryesinë në selinë rozë.
Fokus i mbledhjes do të jenë zgjedhjet e pjesshme në Himarë dhe emri i kandidatit me të cilin do te garojnë socialistët, si dhe përgatitjet për kongresi e PS më 20 korrik.
Dy ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Himarë, ku më 4 gusht do të ndeshen sërish mazhoranca me opozitën.
KQZ përfundimisht nuk i dha mandatin Fredi Belerit në seancën e së premtes.