Avantazh i rrufeshëm për “gjelat” vjen goli i parë me Kolo Muani.Mbape nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Kolo Muani me kokë çon sferën në rrjetë.
Përballë vendoset skuadra që ka dhuruar lojën më të bukur gjatë këtij edicioni, me ekipin më cinik të turneut, i cili ka shkuar deri në këtë pikë çuditërisht falë 2 autogolave, një penalltie në kohë të rregullt dhe një serie penalltish në çerekfinale.
Dy ideologjitë e ndryshme të futbollit do të përballen sot në Mynih, për të caktuar një finaliste, me shumëkënd që mendon se ky duel do të jetë ai i cili do të prodhojë edhe emrin e ekipit fitues të turneut.