Spira e katedrales së famshme franceze të Rouen, në Normandi ka marrë zjarr.
“Një zjarr ka rënë në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina është e panjohur në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar,” shkroi kryetari i bashkisë së qytetit, Nicolas Mayer-Rossignol, në platformën ‘X’.
Sipas zyrtarëve rajonalë, zjarri filloi në një seksion ku po zhvilloheshin punimet e ndërtimit. Menjëherë pas shërbimet e emrgjencës, 40 makina zjarrfikëse dhe 70 zjarrfikës, që kanë mbërritur në vend kanë bërë të mudur evakuimin e katedrales.
Banorëve u është kërkuar të shmangin zonën dhe një kordon sigurie është vendosur rreth ndërtesës.
Katedralja, e cila daton që prej shekullit të 12-të, kanë përbërjen e saj një spinë prej gize 151 metra të lartë, është e njohur gjerësisht pasi është pikturuar disa herë nga piktori i njohur francez Claude Monet dhe ka sherbyer si vendi ku dukët e Normandisë kurorëzoheshin.