Destinacion surprizë, një klub arab insiston për Manaj, operacion 15 milionë euro

0

Rei Manaj është një nga futbollistët më të kërkuar shqiptarë në këtë merkato vere. Pas një sezoni fantastik në Turqi me Sivasspor, shumë skuadra janë vendosur në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit kuqezi.

Sipas medias turke, Aksam Sport, një klub i elitës arabe po këmbëngul për të firmosur me lojtarin. Në bazë të asaj që shkruhet, propozimi i Damac FC i afrohet shumë kërkesave të Sivasspor. Këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 15 milionë euro, shifër kjo e arritshme nga arabët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu