FBI-ja britanike pranga shqiptarëve, trafikonin njerëz me jahte nga Europa në Angli

0

Një grup shqiptarësh është arrestuar në Britani, akuzuar për trafikimin e njerëzve me anije nga Evropa, sipas autoriteteve britanike të krimit. Agjencia Kombëtare e Krimit angleze (NCA) ka bashkëpunuar me partnerë për të shkatërruar grupin e organizuar me bazë në Shqipëri, pas një hetime të gjatë.

Operacioni i fundit u zhvillua në portin Goole në qershor 2024, ku u arrestuan tre persona: një shtetas egjiptian i cili ishte kapiten i anijes dhe një shqiptar i ekuipazhit.

Të dyshuarit akuzohen për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm. Një shtetas tjetër shqiptar, i cili ishte në bord, po ashtu u arrestua për shkelje të ligjit të emigracionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu