Shullazi sëmuret në burg, dërgohet me urgjencë në spital

0

Emiljano Shullazi, emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, raportohet se është sëmurë në qelinë e burgut.

Tre ditë më parë, Shullazi është transferuar me urgjencë, dhe me masa të forta sigurie nga burgu “313” në drejtim të spitalit të burgut.

Atij i janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga mjekët, dhe më pas është shoqëruar sërish në ambientet e burgut.

Shullazi u arrestua në vitin 2016 për gjobëvënie ndaj biznesmenëve të njohur në kryeqytet. Por më pas ndaj tij u ngritën të tjera akuza më të rënda si ajo e përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe shoferit të tij Artan Arsi.

Ndërsa së fundmi, SPAK e akuzon atë si pjesë e dosjes “Metamorfoza” se së bashku me Ervis Martinin, Mariglen Hakaj dhe Satilijano Bashon, kanë siguruar kushtet për të vrarë Durim Bamin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu