Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në gjirin e “Shën Janit”, kur një 56-vjeçar, i identifikuar si A.K., u plagos rëndë pasi u përplas nga një gomonë që transportonte pushues. Aksidenti ndodhi në momentin kur A.K. dhe disa të tjerë po notonin në zonën e caktuar për plazh, edhe pse e kundërligjshme për lundrim.
Bëhet me dije se pushuesi është dërguar drej spitalit të Traumës pas plagëve të rënda të marra nga helikat e mjetit lundrues.
Gomona ishte duke u drejtuar drejt moli të vjetër për të ankoruar, por duket se nuk po lundronte në zonën e lejuar sipas rregullave ligjore. Ndërkaq, A.K. u plagos në këmbë nga helika e mjetit lundruar dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit janë angazhuar për të hetuar dhe dokumentuar ngjarjen për të zbuluar përgjegjësin për aksidentin, përplasjen e papritur.
