Punonjësit të burgut i digjet banesa kur ishte në shërbim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thirrje për solidaritet.
Haxhi Pisku ka qenë me shërbim kur zjarri i ka shkrumbuar banesën me gjithçka brenda.
Nisur nga kjo fatkeqësi, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka bërë thirrje për solidaritet.
Thirrje për Solidaritet
Një anëtar i familjes tonë të madhe, Hazbi Pisku, me 27 vite përvojë në burgun e Burrelit, ka humbur gjithçka materiale pas një zjarri shkatërrues që i ka djegur plotësisht shtëpinë. Ishte në krye të detyrës, kur në orën 02:00 të mesnatës e ka telefonuar familja, nëpërmjet Sallës Operative dhe i ka dhënë lajmin e trishtë, që gjithçka u bë shkrumë. Fatmirësisht bashkëshortja dhe dy fëmijët adoleshtë gëzojnë shëndet të mirë.
Ky njeri i përkushtuar, që largohet me orë të tëra nga familja për të shërbyer me besnikëri punës, tani është përballë një drame të madhe.
Është koha të tregojmë solidaritetin tonë dhe të bashkohemi si një familje. Hazbi dhe familja e tij kanë nevojë për ndihmën tonë urgjente. Çdo kontribut, sado i vogël, është një rreze shprese për ta. Me shumë pak para nga ana jonë, për Hazbiun mund të bëjë një ndryshim të smadh.
Ju lutemi, kontribuoni në llogarinë bankare 0001723327 në Raiffeisen Bank ose kontaktoni Hazbin në 0688022512 për të ofruar ndihma të tjera.
Të tregojmë që jemi një ekip i fortë dhe i bashkuar, që mbështetim njëri-tjetrin në kohë të vështira. Solidariteti ynë do ta ndihmojë Hazbin të ringrihet nga kjo fatkeqësi.