Gjykata ka lënë në burg 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 3”.
Konkretisht janë lene ne burg shtetasit: Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në deklaratën e tij dhene nje dite me pare tha se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi kanabisi, doza, para, 5 makina dhe disa telefona.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi” tha ndër të tjera Vocaj.
DEKLARATA E POLICISE: