Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA. Nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media duket se në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales. Autori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit.
Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin. Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.
Korçë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.