Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel.
Kur moderatori i njohur, Eni Shehu, e pyeti se më kë do donte të bënte një duet, Eneda tha menjëherë emrin e këngëtarit të dashur për publikun, Flori Mumajesi.
Menjëherë Eni e pyet “nga bëhet?”, dhe këngëtarja duke qeshur iu përgjigj: “Mirë është, ke të fala”.
Pjesë nga intervista:
Eni: Me kë do bëje një duet, baladë?
Eneda: Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do kisha bërë një duet me Flori Mumajesin
Eni: Nga bëhet Flori meqë ra fjala?
Eneda: Mirë është, ke të fala
Eni: Përshëndesim