I hapte ish të dashurës profile në rrjet dhe i denigronte imazhin, arrestohet 40-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi akuzohet se kishte krijuar llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij.

Autoritetet policore raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Erion Troka, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

“Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu