Kapet me kokainë, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

0

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti të riut rreth 320 gramë kokainë.

Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar të riun në rrugën “Arben Broci”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu