Plagosi 70-vjeçarin në Durrës! Zbulohe shkaku i konfliktit, djali i të moshuarit kishte borxh pa paguar tek…

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një 70-vjeçar është plagosur rëndë pas një konflikti të mundshëm borxhi.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur pasi 31-vjeçari Adil Hizdari, i cili pretendonte të kishte një shumë parash të palikujduar nga një marrëdhënie pune me djalin e të plagosurit, ka tentuar të zgjidhte problemin me babain e tij, Fadil Hunda.

Ndërkaq, takimi ka shkuar në tension dhe Fadil Hunda ka refuzuar të bënte pagesën e kërkuar nga Adil Hizdari.

Pas një debati të ashpër, ka ndodhur konfrontimi fizik, gjatë të cilit 70-vjeçari është plagosur me disa plumba.

Ai është transportuar urgjentisht në spitalin e Durrësit, ku gjendet në kujdes intensiv mjekësor jashtë rrezikut për jetën, megjithatë në një gjendje të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu