Motori përplaset me biçikletën, humb jetën drejtuesi i biçikletës

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një motor ka përplasur një biçikletënë vendin e quajtur Karbunarë në Lushnje.

Për pasojë nga përplasja e fuqishme ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës.

Ndërkohë që drejtuesi i motorit ndodhet në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu