Ngjarja e rëndë e 16-vjeçares në Maliq, pas dy të arrestuarve shpallet në kërkim edhe një 27-vjeçar

0

Marsel Baçi dhe Selam Hyka janë 2 persona të cilët ranë në pranga përpara pak ditësh pasi dyshohet se abuzuan me një të mitur.

Teksa këtë të shtunë sipas informacioneve nga një komunikatë për shtyp nga policia e Korçës, është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër, i cili po ashtu dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, që shfrytëzohej për prostitucion.

Z.M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq është shpallur në kërkim, pasi policia e akuzon për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, Specialiatët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të hetimeve bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Z. M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu