Banorët e Krujës e Fushë Krujës kanë dalë sot sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.
Protesta ka nisur rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje ka një prezencë të madhe të forcave të policisë.
Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë-Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.