Policia e Librazhit njofton se ka nisur procedimin penal për 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.Kjo pasi ditën e djeshme, policia pretendon se në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm për rrugën.
Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.