Juventusi në sulm për Brojën

0

ITALI – Mesfusha e Juventusit mbetet ende një repart në ndërtim, por idetë duket se janë të qarta për blerjet që duhen. Cristiano Giuntoli po punon për të kompletuar dhe shfryrë pozicionet me shumë lojtarë në skuadrën e Juventusit.

“Ne duhet të zgjidhim çështjen e Chiesas dhe të gjejmë një ose dy sulmues krahu, qendërmbrojtës dhe lojtarin e gjithanshëm në mesfushë. Pastaj është alternativa ndaj Vllahoviçit në qendër të sulmit,”- këto janë kërkesate bardhezinjve për të ringritur ekipin për këtë sezon të.

Siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, Milik është një alternative e vlefshme, por po vuan dëmtimi që pati para Europianit dhe kjo po e komplikon verën e tij. Nisur nga opsionet që ndodhen aktualisht në këtë merkato vere, bardhezinjve u ka ardhur në mendje sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelsea, Armando Broja.

Dëshira e Juventusit do të ishte të përfitonte nga shpërbimet e sulmuesit shqiptar në formë huazimi, por Chelsea ka ndërmend këtë herë që ta shesë përgjithmonë sulmuesin, duke refuzuar disa oferta të ngjashme me këtë të Juventusit.

Gjithsesi, deri në këto momente përfliten edhe për shifra deri në 27 milionë euro për Brojën, çka duket se blutë e Londrës nuk janë të kënaqur dhe po presin të marrin diçka më tepër. Kjo është ajo që i jep shpresë Giuntolit, i cili do të donte një huazim me të drejtë blerje për sulmuesin kuqezi.

Broja do të ishte një zgjedhje ideale, pasi do të plotësonte edhe hapësirën e mbetur bosh që e plotësojnë ekstrakomunitarët, pra lojtarët jo europianë, ku përfshihen edhe ata me pasaportë angleze si Armando Broja.

Dy vendet e tjera aktualisht janë të zëna nga Adzic dhe Douglas Luiz. Broja do të konsiderohej nga Thiago Mota, për nga karakteristikat e tij, edhe si një zëvendësues ideal i Vlahovicit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu