Itali,një shqiptar v*r veten brenda q*lisë së burgut

0

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Itali, duke varur veten brenda qelisë së burgut.

Media italiane Ansa, raporton se viktima është një i burgosur 55-vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 Gusht) në burgun e Biellës.

Kjo është vetëvrasja e 64-të e fillimvitit, deklaron sekretari i përgjithshëm i Policisë së burgjeve Uilpa, Gennarino De Fazio.

“Në indiferencën thelbësore të qeverisë, masakra në burgjet e vendit nuk ndalet dhe kemi një numër absurd vdekjesh si kurrë më parë më parë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu