Nga Blerim Destani te Loredana dhe Bardhi, ja “VIP”-at që i dolën në mbrojtje Noizy-t

0

ku bëjnë thirrje për lirimin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Kjo vjen pas arrestimit të reperit, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shëngjin.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë reaguar, kolegë dhe miq të reperit të cilët me anë të rrjeteve të tyre sociale zgjodhën ta mbështesnin Noizyn.

Emra si Loredana, Blerim Destani, Xhensila Myrtezaj, Bardhi, Çiljeta Xhilaga etj, kanë reaguar në mbrojtje të reperit duke kërkuar lirimin e tij.

Ndër të tjera, ata thonë se Noizy dhe familja e tij është intimiduar vazhdimisht prej personit me të cilin dyshohet se pati një konflikt fizik në një klub nate në Pejë.“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Sot jam MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam MeNoizyn për të projtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart”, thuhet ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu