Mundësi Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë, eliminohet nga Lojërat Olimpike

0

Abakarov që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në sportin e mundjes, eliminohet nga nga Lojërat Olimpike.

Për fat të keq, shpresat e Shqipërisë për të siguruar një medalje olimpike zbehen, kjo pasi kampioni i botës në fuqi, Zelimkhan Abakarov eliminohet në fazën çerekfinale.

Abakarov zhgënjeu në këtë fazë, në një kohë kur rivali i tij, mundësi nga India, Aman Aman fitoi me rezultatin e pastër 12-0. Në periodën e parë, Aman fitoi 3-0, ndërsa në periodën e dytë thelloi shifrat duke kaluar më tej me rezultatin 12-0.

Kujtojmë që Abakarov erdhi në këtë fazë pasi në 1/8 mposhti mundësin nga Guinea Bisau me rezultatin 7-6. Abakarov garoi në peshën 57kg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu