SARANDË- Një 59-vjeçar nga Finiqi është shpallur në kërkim ditën e djeshme. Mësohet se K.L 59 vjeç i cili jetonte i vetëm ka humbur kontaktet me bashkëfshatarët e tij.
Kanë qenë këta të fundit të cilët njoftuan Policinë. Po punohet për gjetjen e 59-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Sarandë, më datë 07.08.2024, ka shpallur në kërkim shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në fshatin Finiq, Sarandë, pasi bashkëfshatarët e tij kanë njoftuar se kanë humbur kontaktet me 59-vjeçarin, i cili jetonte vetëm. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.