Mori makinë me qira por nuk e ktheu më, arrestohet 24-vjeçari në Durrës, po punohet për gjetjen e automjetit

0

DURRËS- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Shkëlzen Bajraktari 24 vjeç ka marrë një makinë me qira nga S.L në fund të korrikut por nuk e ka kthyer më.

Bajraktari është justifikuar se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke. Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira, vihet në pranga 24-vjeçari.

Policia po punon për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L. se shtetasi Shkëlzen Bajraktari nuk i kishte khyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh. B., 24 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Mashtrimi”.

Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu