Makina përplas motorin, humb jetën 64-vjeçari

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64-vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qenë me pasoja fatale.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën. Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu