Aksident me vdekje në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”. Makina përpaset me motorin në aksin “Koplik-Bajzë”, humb jetën 66-vjeçari.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin Rasim Shabajn, 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.