Makina del nga rruga në Mamurras, lëndohet drejtuesi

0

Një makinë tip “Benz” teksa udhëtonte në drejtim të Mamurrasit, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor dhe për pasojë drejtuesi i saj ka marrë plagë të rënda.

I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu