Zjarri djeg ullishtet dhe varrezat e Karbunarës, rrezikohen banesat

0

Deri tani raportohet të jenë djegur plantacionet me ullinj e pemë frutore, varrezat e Karbunarës dhe shkurre e bimësi e thatë.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve në terrenin kodrinor është e vështire ndaj u kërkua ndihma nga ajri.

Një helikopter ka fluturuar për dy orë rresht mbi qytet duke hedhur ujë pranë vatrave të mëdha të zjarrit të cilat rrezikuan shtëpitë e banorëve.

Flakët të ndihmuara nga era e fortë u përhapën nga Karbunara në kodrën e Vainit, ku dogjën vreshta dhe ullishte.

Shërbimi zjarrfikës i Lushnjës kërkoi ndihmë nga qarqet fqinje për t’u angazhuar në izolimin e përhapjes së zjarrit drejt lagjeve të qytetit ku rrezikohen banesat.

Deri tani kanë ardhur gjashtë zjarrfikëse të cilat po ndihmohen edhe nga banorët që kanë në pronësi sipërfaqet e djegura.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia ndodhjet në terren për të dokumentuar ngjarjen.

Momentalisht rreziku i përfshirjes nga zjarri i banesave në kodër ka kaluar, por po punohet për vënien nën kontroll të vatrave të mëdha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu